
Pse qumeshti i gjirit eshte dhurata me e cmuar per femijen?
Sistemi intestinal (zorret) i njeriut eshte i zhytur ne nje popullate prej triliona mikroganizmash, perfshire mikrobet, mykun (kandida dhe majate), viruse e te tjere.
Me 8 metra gjatesi dhe te pakten 250 m2 shtrirje ne siperfaqe, perfaqeson nderfaqen maksimale ekzistuese midis nesh dhe ambientit rrethues.
Dhe nese zorra e holle (4 metra qe fillon nga stomaku dhe mbaron ne valvulen ileocekale midis zorres se holle dhe te trashe) eshte pergjegjese per tretjen dhe perthithjen e ushqyesve, zorra e trashe (duodeni) eshte nje dhome fermentuese, nje tip “bioreaktori” ne te cilen mikrobet e saj kryejne funksione te ndryshme:
-perpunimin e fibrave ushqimore
-prodhimin e metaboliteve me efekte te ndryshme metabolike dhe neurologjike
-maturimin dhe rregullimin e sitemit imunitar etj.
Sistemi intestinal, kontakti jone maksimal me boten e jashtme mirepret shprehjen maksimale te sistemit imunitar, qe ruan kufijte tane. Ai duhet edhe te mbaje nen mbikqyrje mikrobiomen te perbere si nga mikrobe te dobishem, edhe nga ata patogjene qe duhet ti dalloje dhe eliminoje.
Kur ky ekuiliber humbet, ose perberja e mikrobiomes hyn ne nje gjendje kaotike qe quhet disbioze, mund te shfaqen nje sere semundjesh.
Nder faktoret e ndryshem qe ndikojne direkt perberjen mikrobike jane regjimi ushqimor dhe nje numer i madh barnash (sidomos kur nuk jane te nevojshme) si mbrojtesit e stomakut dhe medikamentet e diabetit.
Si na mbron sistemi yne imunitar?
Sistemi specifik imunitar i zorreve eshte i perere nga:
-indi linfoid i zorreve (GALT)-nje shtrese qelizash imunitare te vendosur ne pala dhe vile
-linfonodet mezenterike nen to
-“qelizat kalciforme” qe prodhojne mukus qe sherben si barriere fizike per te mbajtur mikrobet ne nje distance sigurie nga siperfaqja e zorreve
-qelizat B qe prodhojne IgA (imunoglobulina A) qe kontribuojne ne kontrollin e popullsise mikrobike lokale
-“qelizat e Paneth” te specializuara ne prodhimin e “HDP”.
Cfare jane HDP?
HDP (peptide mbrojtese) jane molekula pergjegjese te imunitetit te zorreve me aktivitet baktericid qe eshte testuar kryesisht kunder baktereve intestinale (Gram+ dhe Gram-).
Mikrobet e mikrobiomes intestinale ndikojne ne ekspresionin (shprehjen) e HDP dhe regjimi ushqimor eshte nje nga faktoret ndikues kryesore te perberjes se mikrobiomes.
Per shembull, nje diete e pasur me fibra bimore shoqerohet me nje diversitet me te madh te komuniteteve mikrobike, dhe ne vecanti te Bifidobacterium-rregullator pozitiv i funksionit te barrieres intestinale, dhe Laktobacileve qe reduktojne numrin e baktereve patogjene.
Bifidobakteret jane jashtezakonisht te pranishem ne qumeshtin e gjirit, bashke me karbohidrate te ashtuquajtura HMO (oligosakaridet e qumeshtit te njeriut).
Cfare jane HMO?
Konsiderohen karbohidrate (sheqerna), por kane nje rol te ndryshem nga ai energjitik (perfaqesojne vetem 3% te nevojes energjitike te latanteve). Ata jane sidomos fibra”bifidogjene” dmth. Prebiotike (ushqim per bifidobakteret) dhe njekohesisht karrem per mikrobet patogjene.
HMO jane pjese e sistemit imunitar te te sapolindurve, ne nje moment te jetes kur sistemi yne imunitar dhe mikrobioma jane te papjekur dhe aspak funksionale.
Nuk eshte rastesi qe kush ushqehet me gji per nje kohe te mjaftueshme shfaq 10 deri ne 15 here me pak enterite infektive qe sjellin si rezultat terapine me antibiotike me spekter te gjere.
Eshte nje mekat qe mikrobet me delikate dhe te ndjeshem qe kemi jane bifidobakteret qe nuk gjenden praktikisht ne ushqime, ne ndryshim nga laktobacilet. Si rrjedhim, edhe kur kemi ushqyerje me gji, antibiotiket me spekter te gjere qe jepen, kane veti te anullojne benefitet e gjidhenies.
Si konkluzion, bifidobakteret dhe laktobacilet jane te domosdoshem per te mbeshtetur sistemin tone imunitar ne funksionet e tij. Dhe kur sistemi imunitar funksionon, ruan kufijte tane duke vendosur rregull ne kaosin e pergjithshem.