
Shkencetaret: vitamina D dhe Kurkumina mund te trajtojne Alzheimer-in.
Vjen konfirmimi zyrtar nga kerkuesit shkencore.
Vitamina D ka shume receptore ne tru, sidomos ne sistemin nervor qendror dhe hipokamp dhe eshte e implikuar ne zhvillimin e indit cerebral. Kurkumina, e pranishme ne menyre natyrale tek Turmeric, vepron ne tru si antidepresiv dhe antioksidues.
Kerkuesit shkencore kane studiuar keto dy substance natyrale te kombinuara bashke, duke arritur rezultate te jashtezakonshme. Studimi, i publikuar nga revista ScienceDaily nga shkencetaret e universitetit te Kalifornise, tregon qe vitamina D3, e kombinuar bashke me Kurkuminen nxit sistemin imunitar te eliminoje nga truri pllakat beta-amiloide qe jane shenja dalluese e semundjes se Alzheimer.
Proteina beta-amiloide ne personat e prekur nga Alzheimer zhvillon nje proces shkaterrues duke krijuar disa masa (ne nje zone te thelle te trurit-korja entorinale) qe alterojne komunikimet midis sinapseve ne tru dhe me kalimin e kohes formojne pllaka karakteristike qe mund te vezhgohen permes imazherise se trurit ose post-mortem.
Me formimin e pllakave dhe masave, neuronet e shendetshem fillojne te humbin efikasitetin dhe te mos funksionojne me, te mos komunikojne me midis tyre, ne fund vdesin.
Shkaterrimi i sinapseve te trurit dhe te lidhjeve midis neuroneve te ndryshem qe mundesojne transmetimin e impulsive nervore, con ne humbjen e kujteses dhe destrukturimin e aftesive konjitive.
Sipas mjekesise zyrtare, shkaqet jane te lidhura me faktore gjenetike, ambientale dhe stilin e jetes dhe nuk jane percaktuar akoma me saktesi. Ate qe mund me siguri, sepse eshte vertetuar, eshte qe konsumimi i sheqerit favorizon prekjen nga Alzheimer.
Vitamina D praktikisht mungon ne ushqime, dhe menyra e vetme per ta marre, eshte ekspozimi i lekures ne diell. Por, nga frika e kancerit te lekures, ne kohet e sotme, te gjithe sapo zbulohen pak, mbulohen me kremra kunder diellit qe pengojne prodhimin e vitamines D. Ne revisten Scientific American, ka dale ne pah ne fakt qe frika nga kanceri i lekures, ka nxitur ne menyre eksponenciale, perhapjen e demences dhe Alzheimer. Shtysa per te parandaluar kancerin e lekures, ka sjelle pasoja te papritura- funksione cerebrale te reduktuara per shkak te mungeses se vitamines D.
Shkencetaret kane zbuluar qe kurkuminoidet permiresojne siperfaqen e lidhjes midis masave beta-amiloide dhe makrofageve, duke favorizuar eliminimin e ketyre pllakave nga sistemi imunitar. Nga ana tjeter vitamina D, stimulon fort makrofaget ne perthithjen e pllakave beta-amiloide.
Meqenese vitamina D dhe Kurkumina nderveprojne ne menyre te ndryshme me sistemin imunitar, nje kombinim i tyre mund te jete me efikas se marrja e vetem njeres prej tyre. Gjithashtu vitamina D rrit aftesine e neuroneve per te perdorur glukozen qe eshte lenda prodhuese e energjise per qelizat, dhe ne te njejten kohe anullon proceset inflamatore.
Studiuesit gjithashtu kane pranuar qe fatkeqesisht Kurkumina eshte e veshtire per tu asimiluar, dhe per kete jane duke zhvilluar nje Kurkumine sintetike me biodisponibilitet me te larte, ne gjendje te veproje me mire ne tru.
Gjithesesi, ekzistojne menyra per te rritur asimilimin e kurkumines, si per shembull kombinimi me piper te zi (piperine) dhe yndyrna.
Keshilla te tjera te dobishme per ata qe vuajne nga Alzheimer:
Perdorimi i Omega-3, qe kane aftesi te shkaterrojne pllakat beta-amiloide, fakt ky normal duke konsideruar qe 30% e trurit tone eshte formuar nga omega-3.
Dizintoksikimi nga Alumini, metal toksik i pranishem tashme edhe ne ushqime, deodorante, edhe ne shume mallra konsumi dhe te pergatitjes se ushqimeve. Ky eshte nje fakt qe duhet marre parasysh ne trajtimin e Alzheimer, meqenese eshte vertetuar qe Alumini eshte i lidhur me prekjen nga Alzheimer.