Si te kurohemi me argjile

Vetite kuruese te baltes njihen qe ne kohet e lashta. Jane praktika te konfirmuara nga mjekesia dhe estetika moderne qe kane nxjerre ne pah efektet shendetesore te aplikimit te baltes ne te gjithe trupin: ne dermatologji kunder psoriazes, akneve dhe disa tipe dermatitesh, por edhe per te kontrastuar dhimbjet osteoartikulare, gjendjet inflamatore dhe patologjite reumatologjike.

Mekanizmi i veprimit te baltes ne trup konsiston ne nxehjen, detoksifikimin dhe uljen e inflamacionit te zonave te trajtuara, nje process qe favorizon eliminimin e skorjeve dhe si rrjedhim te dhimbjeve. Kjo fale faktit qe balta akumulon nxehtesi dhe e leshon gradualisht. Balta zoteron edhe fuqi absorbuese dhe shkembimi, nepermjet se ciles arrin te transferoje ne organizem substanca te dobishme, duke e cliruar ne te njejten kohe nga toksinat e akumuluara.

Ekzistojne disa tipe baltash:

-Balta sulfurore: te indikuara per shqetesimet reumatike te tipit inflamator.

-Balta radioaktive: te indikuara per inflamacionet e muskujve dhe te nervave.

-Balta salsobromoiodike: te indikuara per trajtim ne rast frakturash, ndrydhjesh apo traumash ne pergjithesi.

Si mund te pergatisim vete ne shtepi balte terapeutike?

Ne mund te pergatisim vete ne shtepi nje perberje efikase me argjile jeshile te ventiluar dhe uje te distiluar te ngrohur paraprakisht (te evitohet uji i rubinetit).

Perziejme perberesit e siperpermendur derisa te kemi nje perberje homogjene, si balte dhe te vaket. Aplikohet mbi pjesen e trupit qe dhemb me nje trashesi rreth 3-4 cm, pastaj mbulohet me nje cope linoje ose pambuku. Te lihet deri ne tharje apo plasaritje. Ne fund, hiqet copa dhe shpelahet me uje te vaket.

0.0428
267.39 KB