Vitamina D: Autoimuniteti dhe Tiroiditi Hashimoto

Vitamina D është një molekulë steroide (hormon) e prodhuar kryesisht në lëkurë nga veprimi i rrezeve UVB mbi 7-Dehidro kolesterolin dhe rregullon shprehjen dhe aktivizimin e shumë gjeneve.

Megjithëse roli i saj kryesor është kontrolli i metabolizmit të kockave dhe homeostaza e kalciumit dhe fosforit, vitamina D kryen shume funksione jo-skeletrike. Perfshihen ketu funksionet ne semundjet autoimune, ne semundjet infektive, ne sindromen metabolike, ne semundjet kardiovaskulare, ne tumoret dhe ne uljen e vdekshmerise per te gjitha shkaqet.

Mungesa e vitamines D, eshte e zakonshme ne te gjithe boten. As vendet me shume diell, Italia, Spanja, Greqia, Iraku, perfshire dhe vendin tone, nuk jane imune.

Per te vleresuar pranine e vitamines D ne organizem, perdoret matja e nivelit ne gjak te 25-Hidroksi vitamina D apo 25 (OH) D.

Mungesa apo pamjaftueshmeria ne pergjithesi percaktohen nga keto vlera:

-Mungesa: niveli i 25 (OH)D me i vogel se 20 ng/ ml (ose 50 nmol/l)

-Pamjaftueshmeria: niveli i 25 (OH)D midis 20-29 ng/ml (ose midis 50-72.5 nmol/l)

Studime epidemiologjike nderkombetare kane zbuluar nje lidhje sinjifikative midis nivelit te 25 (OH)D ne gjak dhe rritjes se incidences se disa semundjeve autoimune nder te cilat: diabeti i tipit 1, artriti reumatoid, lupus eritematoz sistemik (LES), skleroza multiple (SM) dhe semundje inflamatore kronike intestinale (Crohn dhe rektokoliti ulceroz).

Te dhenat eksperimentale kane treguar se suplementimi me vitamine D mund te parandaloje apo te ndihmoje ne zgjidhjen e ketyre semundjeve autoimune dhe studime te ndryshme klinike kane treguar se suplementet e vitamines D mund te parandalojne zhvillimin e Artritit reumatoid, Sklerozes multiple dhe Diabetit te tipit 1 nese merren ne menyre profilaktike.

Fakti qe shume studime kane shqyrtuar lidhjen midis nivelit te ulet te vitamines D dhe semundjes autoimune te tiroides (AITD) eshte shpresedhenes.

Me te shumtet kane zbuluar nivele te uleta te vitamines D ne gjak ne pacientet me Hashimoto. Mungesa e vitamines D ka qene e lidhur me nivele te larta ne gjak te antitrupave antitiroide, funksionimit anormal te tiroides, rritjes se vellimit te tiroides dhe rritjes se nivelit te hormonit stimulues te saj (TSH).

Nje studim i fundit ka treguar qe nivele te ulet ne gjak te 25 (OH)D ne paciente me Hashimoto shoqeroheshin me nivele te larte te antitrupave anti-peroksidaze (anti-TPO) dhe se pas 4 muajve suplementim me vitamine D, ne keta paciente u verifikua nje reduktim sinjifikativ i niveleve anti-TPO.

Edhe Seleniumi dhe Mio-Inozitoli kane efekte te ngjashme: reduktim i antitrupave dhe normalizim i TSH.

Ne nje prej studimeve me te fundit (mbi me shume se 700 paciente me Hashimoto), pacientet me pamjaftueshmeri te vitamines D paraqisnin perqendrime te TSH dhe rritje te antitrupave kunder tiroides shume me te larta se pacientet me mjaftueshmeri te vitamines D.

Si perfundim keto te dhena, sugjerojne lidhje midis pamjaftueshmerise se vitamines D dhe patogjenezes se semundjeve autoimunitare te tiroides, sidomos te Hashimotos.

Edhe ushqimi luan nje rol te rendesishem ne keto semundje. Nje prej mekanizmave kryesore te hipotiroidizmit eshte teprica e sheqerit (perfshire miellin e rafinuar, tip 0 ose 00) qe prishin ekuilibrin insuline-glukagon duke shkaktuar prodhimin e Kortizolit qe pengon funksionimin normal te tiroides (duke vepruar mbi hipotalamin, vendos tiroiden ne nje gjendje”kursimi energjitik”).

Vleresimi nepermjet analizave vetem i vitamines D vlen pak nese nuk shoqerohet nga vleresimi pervecse i hormoneve te tiroides, edhe i paratormonit (PTH), antitrupave anti-tiroide, Magnezit, Calciumit, Homocisteines, vitamines B12 dhe folateve.

0.0756
281.77 KB